Kini kujdes: Soda e bukës është e shkëlqyer për pastrim, por mund të dëmtojë disa sipërfaqe

Kini kujdes: Soda e bukës është e shkëlqyer për pastrim, por mund të dëmtojë disa sipërfaqe

Soda e bukës është një agjent pastrimi efektiv falë strukturës së saj kimike, por jo të gjitha materialet e tolerojnë kontaktin me të. Edhe pse është e shkëlqyer për pastrimin e sipërfaqeve të ndryshme, ka disa artikuj që nuk duhen trajtuar me sodë buke.

Sipërfaqet që nuk duhen pastruar me sodë buke:

  • Xhami – Edhe pse shpesh rekomandohet për pastrimin e dritareve, ekspertët në Clean Home paralajmërojnë se soda e bukës është shumë gërryes dhe mund të gërvisht sipërfaqet e xhamit.
  • Alumini – Ndërsa soda e bukës mund të përdoret për të pastruar enët e gatimit prej alumini, është e rëndësishme që ta shpëlani menjëherë, pasi mund të shkaktojë oksidim dhe njollë.
  • Pllaka qeramike – Edhe pse efektive për pastrimin e sobave, soda e bukës mund të lërë gërvishtje dhe një shtresë të bardhë që është e vështirë të hiqet.
  • Mermer dhe kuarc – Këto materiale natyrore kanë një shtresë mbrojtëse që mund të dëmtohet nga soda e bukës, duke lënë gërvishtje të përhershme.
  • Mobilje prej druri – Ashtu si me mermerin, druri shpesh është i veshur me një shtresë mbrojtëse, e cila mund të dëmtohet nga soda e bukës.
  • Objekte me gërvishtje dhe çarje – Për shkak se soda e bukës lë mbetje pluhuri kur thahet, nuk duhet të përdoret për të pastruar sipërfaqet me gërvishtje të thella.
  • Lëkura e njeriut – Përdorimi i shpeshtë i sodës së bukës në lëkurë mund të prishë ekuilibrin natyror të pH, duke shkaktuar thatësi dhe acarim.
  • Flokët – Edhe pse disa receta për kujdesin e flokëve përfshijnë sodë buke, përdorimi i shpeshtë mund të thajë flokët dhe të dëmtojë vajrat natyralë të kokës.

LEXO EDHE:

Back to top button