Kitanovski “shtrëngon” mbrojten e FC Shkupit

Ish mbrojtësi i Makedonija Gjorçe Petrovit, Tome Kitanovski, është përforcimi i tretë në merkaton verore për skuadrën e FC Shkupit. Kitanovski sot firmosi kontratën një vjeçare me skuadrën nga Çairi, me çka do të forcojë edhe më shumë mbrojtje e FC Shkupit.
“Besojë se do të arrijmë objektivat e hartuara nga klubi dhe do të qëndrojmë gjatë kohë në garat evropiane. Tifozëve u premtojë angazhim maksimal dhe gjërat e tjera do të vijnë vetvetiu,” tha mes tjerash Kitanovski pas firmosjes së kontratës.
Kujtojmë se Kitanovski ishte pjesë e Makedonija Gjorçe Petrovit, skuadrës “Sabali” në Azarbejxhan, “Kukësit” në Shqipëri, ndërsa në Kroaci veshi fanellën e “Sllaven Bellupos” dhe “Istrës”. Tome Kitanovski, karrierën e filloi te Pelisteri, para se të shkojë në Rumani, te skuadra e Universitatea-s nga Krajova.