Kjo është arsyeja kryesore për vonesën e fillimit të ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, në “Magazina Ekonomike”, ka treguar arsyen kryesore të vonesës së fillimit të ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, shkruan Alsat.
Rrustemi, ka thënë se arsye ka qenë mos-shpronësimi që kur është nënshkruar kontrata, derisa ka theksuar se me ardhje e tij në nëntor të 2020-së deri në mes të dhjetorit të 2020-së, janë shpronësuar diku 25 parcella, me ç’rast ka hapur rrugën për fillimin e ndërtimit.
“Autostrada Shkup-Bllacë është ndarë në dy pjesë. Për pjesën e parë kontrata është nënshkruar me kompaninë “Granit” nga qershori i vitit 2020, por nga qershori deri në dhjetor nuk ka qenë e gati shpronësimi i tokave ku është dashur që të kalojë autostrada. Unë kur kam ardhur në fund të muajit nëntor në vitin 2020-të deri në dhjetor të 2020-së, është dashur që të bëjmë shpronësimin e 25 parcellave për të filluar punën, dhe arsyeja që kemi vonesa, janë nga vet fakti që nuk ishte bërë shpronësimi i parcellave në këtë 2 kilometërshin e parë”, ka thënë Rustemi. / Alsat.mk