Kjo është mënyra si të kurseni karburant në veturën tuaj

Kjo është mënyra si të kurseni karburant në veturën tuaj

Ndryshoni këtë shprehi dhe do të kurseni para.

“A është frenimi me motor vërtet i keq për veturën, ndërkaq frenimi me këmbë i mirë?” – kjo është pyetja të cilën e bëjnë shumica e shoferëve, ndërkaq tani më në fund kemi përgjigjen.

Për dallim nga frenimi me këmbë, frenimi me motor nënkupton heqjen e këmbës nga papuçja e gazit dhe vënia e motorit në marshin më të ulët.

Në këtë mënyrë vjen deri te mbyllja e ventileve, krijimi i vakuumit në motor dhe ngadalësimi i veturës.

Shumica e shoferëve theksojnë që ky frenim me motor ndikon keq në veturë, mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Është shumë efikase të përdoret kjo metodë e frenimit, sepse kur këmba nuk është në papuçen e gazit, vetura përdor më pak karburant.

Edhe pse kjo ndoshta ju duket kursim i parëndësishëm, gjatë udhëtimeve të gjata sasia e ruajtjes së karburantit mund të jetë e rëndësishme.

Gjithashtu, me rastin e frenimit me motor, frenat në veturë përdoren më pak se zakonisht – dhe prandaj jetëgjatësia u është më e madhe.

 

LEXO EDHE:

Back to top button