Klauzola e çuditshme, Nejmar ka fituar para edhe për duartrokitjet!?

Ndonëse prej 18 muajsh është jashtë klubit francez, ende po dalin detaje nga kontrata e tij me klubin francez, drejtuesit e së cilës nuk kursyen asgjë kur bëhet fjalë për Nejmarin edhe pse ai nuk i përmbushi pritshmëritë. Ylli brazilian merrte para për çdo gjë të vogël dhe njëra prej tyre është shumë qesharake.

“Klauzola më e çmendur që kam dëgjuar është ajo e Nejmarit në PSZH. Në kursin për trajner takova një anëtar të stafit të PSZH-së, emrin e së cilit nuk e them dot, i cili më tha se Nejmari kishte një rol të klauzolë të jashtëzakonshëm në marrëveshje. Sa herë që shkonte për të duartrokitur tifozët e PSZH-së, pas ndeshjeve, merrte një bonus prej 200 mijë eurosh”, ka zbuluar ish-lojtari i Krystall Pallasit, Luis Bajron.

Nejmar u transferua te PSZH për 222 milionë euro dhe transferimi i tij është ende më i madhi në historinë e futbollit.

LEXO EDHE:

Back to top button