Klauzola në kontratën e Bernardo Silva-s, lehtëson transferimin te Barca

Në fund të sezonit të kaluar, Bernardo Silva rinovoi kontratën me Man. Sitin, pavarësisht presionit nga Barcelona dhe interesimit nga klubet e tjera. Megjithatë, në kohën e shtyrjes së marrëveshjes deri në vitin 2026 me “qytetarët”, është futur një klauzolë për të lehtësuar lamtumirën e mundshme të ish-lojtarit të Monako nga skuadra e drejtuar prej Pep Guardiolës.
“TV3” zbuloi sfondin, sipas të cilit për të marrë Bernardo Silva mjafton të paguhet klauzola e përfundimit të kontratës në fuqi prej 50 milionë paund, afërsisht 58 milionë euro. Por nuk mbaron këtu. Klauzola paguhet në tri këste të përshtatshme dhe kjo mund të forcojë interesin e Barçës, e cila është ende vigjilente për të ardhmen e mesfushorit portugez.
Do të jetë në dorën e Deko-s dhe Flik të vendosin nëse portugezi, afër të 30-ve, është ende një prioritet sikurse konsiderohej nga Çavi Hernandez. Për situatën e tij interesohen edhe PSZH me Bajern Munihun. Padyshim, gjendja financiare e të dy klubeve në fjalë është shumë herë më e mirë se ajo e Barçës, por Bernardo Silva thuhet se preferon blaugranët.