Klej Tompson, debuton me rekord të ri te Dallas Maveriks

Klej Tompson pati një debutim për t’u mbajtur mend me Dallas Maveriks, duke shënuar 22 pikë në fitoren 120-109 kundër San Antonio Spurs. 34-vjeçari u transferua në Teksas verën e kaluar pas 13 vitesh me Golden Stejt Uarriors. Ky lëvizje u pa si një sinjal që fituesi katër herë i titullit në NBA kishte kaluar kulmin e tij. Mirëpo Tompson nënvizoi cilësitë e tij të qëndrueshme me 22 pikë, shtatë kërcime dhe tre vjedhje në vetëm 26 minuta.

Tetëmbëdhjetë nga 22 pikët e Tompson-it erdhën nga gjuajtjet për tre pikë, duke vendosur një rekord për një lojtar në debutimin e tij për Dallas Maveriks.

“Debutim i shkëlqyer. Është vetëm një ndeshje në tetor, por ndihem mirë që e kalova të parën. Pata shumë emocion, ishte me të vërtetë një ndjenjë e jashtëzakonshme. Dhe e para ndodh vetëm një here,” tha mes tjerash Tompson.

Kjo ndeshje ishte hera e parë që Tompsoni luajti në mënyrë konkurruese me superyllin e Dallas Maveriksin, Luka Donçiç, i cili tha se ishte “i ngurtësuar” pasi kishte humbur një pjesë të madhe të para-sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button