Finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa, janë të fundit për t’u zhvilluar, para se të mbyllet zyrtarisht sezoni 2020-2021 për klubet dhe pastaj vëmendja do të kalojë te Kampionati Europian.
Ndërsa UEFA ka përcaktuar edhe arbitrin e përballjes për trofeun e dytë më të rëndësishëm në kontinent. Finalja e Ligës Europa, e programuar për të mërkurën në orën 21:00, në mes Man. Junajted dhe Viljareal, i është besuar arbitrit francez Klement Turpin dhe ndihmësit e tij do të jenë të gjithë nga Franca.
Finalja e Ligës Europa, këtë sezon do të luhet në stadiumin “Energa di Danzica” në Gdanjsk të Polonisë.








