Klipers harron humbjen në derbin e qytetit, duke “deklasuar” Feniksin

Pas humbjes në derbin e qytetit nga Lejkers, Los Angelos Klipers janë rikthyer te fitoret në NBA.

Në derbin e mbrëmjes në elitën e basketbollit amerikan, Los Anxhelos Klipers kanë arritur fitore të madhe ndaj Feniks Sans me 27 pikë diferencë dhe pran rezultatit 138:111.

Poll Xhorxh ka qenë më meritori për fitoren e skuadrës vendase, me 25 pikë të realizuara dhe shtatë kërcime. Ndërkohë me lojë të mirë u dalluan edhe Xhejms Harden me 19 pikë dhe 10 asistime, si dhe qendra kroate Ivica Zubac që shtoi 19 të tjera. Te skuadra mysafire më efikasi ishte Kevin Durant me 30 pikë, shtatë kërcime e dy asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

LEXO EDHE:

Back to top button