“Klipersat” rikthejnë goditjen në Denver, fitore edhe për Detroitin

Skuadra e Los Anxhelos Klipers shënoi fitore me rezultat 105-102 ndaj Denver Nagetsit në fushën e këtij të fundit, duke barazuar 1-1 serinë e çerekfinaleve të “Play Off”-it në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për miqtë u dallua Kavhi Leonard, autor i 39 pikëve. Ndërkohë për Denverin, dyshja Jokiç-Marrej realizoi 49 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Barazohet 1-1 seria e ndeshjeve çerekfinale edhe në sfidës mes Nju Jorkut dhe Detroitit, me këtë të fundit që fitoi 100-94 në shtëpinë e nju-jorkezëve.Edhe kjo sfidë pati rivalitet deri në fund, ku për Pistons u dallua Kejd Kaningam me 33 pikë e 12 kërcime. Xhejlen Brunson realizoi 37 pikë për Nju Jorkun, por që mbetën për statistikë.

 

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

 

(1) Klivlend – (10) Majami, (1-0)

(2) Boston – (7) Orlando, (1-0)

(3) Nju Jorku – (6) Detroit, 94-100 (1-1)

(4) Indiana – (5) Millouki (1-0)

 

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memfisi, (1-0)

(2) Hjustoni – (7) Golden Stejti, (0-1)

(3) Lejkers – (6) Minesota, (0-1)

(4) Denveri – (5) Klipers, 102-105 (1-1)

LEXO EDHE:

Back to top button