Klipersi fiton derbin e Los Anxhelosit, Oklahoma demolomn Bruklinin

Ekipi i Klipersit fitoi 116-102 ndaj Lejkersit në derbin e Los Anxhelosit. Tri lojtarë të Klipersit realizuan mbi 20 pikë (Pauell 22 pikë, Zubac e Harden nga 21 pikë secili), duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Xhejmsit për Lejkersin.

Kampionët e Denverit fituan 113-100 në fushën e Orlando-s, me Jokiçin si protagonist, autor i një “triple dabël” (20 pikë, 14 kërcime, 10 asist). Fiton edhe Majami, 128-107 ndaj San Antonio-s, sfidë ku 71 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Oklahoma Siti mbetet skuadra më e mirë në Perëndim, duke fituar 127-101 ndaj Bruklinit  ndeshje ku dyshja Shai-Joe realizoi 51 pikë se bashku. Ndërsa ekipi i Milwaukee, falë 34 pikë e 15 rebound të Antetokounmpo, mundi 123-109 Philadelphia.

NBA-Rezultatet e sotme

Majami – San Antonio, 128-107

Orlando – Denver, 100-113

Milluoki – Filadelfia, 123-109

Oklahoma – Brooklyn, 127-101

Klipers – Lejkers, 116-102

Portland – Çikago, 113-102

Sakramento – Uashington, 123-100

LEXO EDHE:

Back to top button