Klipersi ndal Juta Xhazi, Embiid shënon 50 pikë!

Pas 9 fitoresh radhazi skuadra e Juta Xhazit është ndalur, pasi u mund 116-112 nga Los Anxhelos Klipers, që u hakmorrën për humbjen e dy ditëve më parë. Rikthimi në fushë e Leonard për Klipersin pati efekt, duke qenë lider në fushë dhe autor i 29 pikëve. Vendimtar për Klippers ishte edhe stoli, që realizoi 46 pikë. Për Juta Xhazin u dalluan Mitçell me 35 pikë e Bogdanoviç me 23, por që s’mjaftuan.
Rikthehet te fitorja skuadra e Filadelfias, që mundi112-105 Çikagon, duke ruajtur kreun e renditjes në Lindje. Mbrëmje magjike e Embiid, autor i 50 pikëve dhe 17 kërcimeve, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e LaVine për “Bulls”. Pas 5 humbjesh rikthehet te fitorja Millouki, që mundi 98-85 Oklahoma, ndërsa Bostoni triumfoi 121-109 ndaj Atlantas.
NBA – Rezultatet e sotme
Klivlend – Denver, 103-120
Orland- Golden Stejt, 124-120
Boston – Atlanta, 121-109
Filadelfia – Çikago, 112-105
Hjuston – Dallas, e shtyrë
Memfis – Detroit, 109-95
Millouki – Oklahoma, 98-85
Nju Orlins – Feniks, 114-132
Minesota – Toronto, 81-86
Klipers – Juta Xhaz, 116-112
Nju Jork – San Antonio, e shtyrë