Klivlend Kavalirs humbi yllin spanjoll deri në fund të sezonit

Klivlend Kavaliers kanë hasur disa probleme në mesin e sezonit. Bëhet fjalë për basketbollistin Riki Rubio që luan në pozitën e qendrës dhe që këtë edicion nuk do rikthehet më në fushë.

‘ESPN’ raporton se Rubio ka pësuar këputje të ligamentit në gjurin e majtë, në ndeshjen e fundit kundër Pelikans. Rubio që ishte duke kaluar në formë fantastike dhe ishte shumë pranë të arrinte triple-double me 27 pikë, 13 kërcime dhe 8 asiste, u detyrua të largohet nga fusha, në të cilën nuk do kthehet deri në sezonin tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button