Klivlend Kavalirs vazhdon dominimin në NBA, regjistron fitoren e 17-të

Skuadra e Klivlendit vijon të jetë skuadra më e mirë në NBA, duke fituar 122-108 ndaj Torontos, sukesi i 17-të sezonal në 18 takime të luajtura. Mitçell dhe Xherom me nga 26 pikë, secili, ishin shënuesit më të mirë të Kavalirsave në këtë sfidë.

Fiton edhe skuadra kampione e Bostonit, që mban vendin e dytë në Lindje. Seltiksat mposhtën 107-105 Minesota-n në sekondat e fundit, në një ndeshje me rivalitet. Braun me 29 pikë e Tatum me 26 bënë diferencën në fushë.

Pas kohës shtesë triumfon Majami, që mundi 123-118 Dallasin, sfidë ku u dallua Xhimi Batler me 33 pikë. Jashtë fushe fiton ekipi i L.A.Klipers, që mundi 125-99 Filadelfia-n, ndeshje ku shkëlqeu Xhejms Harden me 23 pikë.

NBA-Rezultatet

Boston – Minesota, 107-105

Indiana – Uashington, 115-103

Majami – Dallas, 123-118

Filadlefia – LA Klipers, 99-125

Klivlend – Toronto, 122-108

Sakramento – Bruklin, 103-108

LEXO EDHE:

Back to top button