Klivlend vijon të dominojë, LeBron magjik për Lejkersat

NBA është rikthyer në fushë pas pushimit për shkak të “All Star Game”. Skuadra e Klivlendit vijon të ketë frenat e renditjes në dorë pas fitores 110-97 në fushën e Bruklinit. Donovan Mitçell me 26 pikë ishte më i miri për Kavaliers. Fiton edhe skuadra e Milluokit, që mundi 116-110 L.A.Klippers në një përballje të ekuilibruar. Antetokounmpo me 23 pikë e Lopez me 22 u dalluan për Milluokin. Fiton edhe Denveri, 129-115 ndaj Sharlotit, ndeshje ku diferencën e bëri dyshja Jokiç-Marej, që realizuan 63 pikë së bashku.

Skuadra kampione e Bostonit fitoi 124-104 ndaj Filadelfia-s, duke qenë në vendin e dytë në Lindje. Pritçard me 28 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, u kthye në lider për Seltiks.

Ekipi i Lejkersit arrin një fitore të vështirë ndaj Portland jashtë fushe me shifrat 110-102. LeBron Xhejms ishte magjik, duke realizuar 40 pikë. San Antonio mundi 120-109 Feniksit, sfidë ku u dallua Foks me 26 pikë.

 

NBA-Rezultatet

Indiana – Memfis, 127-113

Filadelfia – Bostoni, 104-124

Atlanta – Orlando, 108-114

Bruklin – Klivlend, 97-110

Nju Jork – Çikago, 113-111

Milluoki – Klipers, 116-110

Denver – Sharlot, 129-115

San Antonio – Feniksi, 120-109

Portland – Lejkers, 102-110

LEXO EDHE:

Back to top button