Klivlendi “demolon” Atlantën, Lejkers mund Uashingtonin në transfertë

Klivlendi vijon të komandojë renditjen e NBA-së pas fitores 137-115 ndaj Atlanta. Shtatë lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë, ku dyshja Garland-Mitçell së bashku realizoi 50 pikë.
Pa probleme fiton jashtë fushe ekipi i Los Anxhelos Lejkers, që mundi 134-96 Uashingtonin. Të gjithë titullarët e Lejkersit realizuan mbi 10 pikë, ku spikati LeBron Xhejms me 24 pikë e 11 asist.
Fitore në sekondën e fundit për Memfisin, që mundi 120-119 Hjustonin, ndeshje ku u dallua Desmond Bane me 24 pikë e 12 kërcime. Skuadra e Portland, falë Skot Hendersonit (23 pikë), mundi 119-90 Orlando.
NBA-Rezultatet
Klivlendi – Atlanta, 137-115
UIashington – Lejkers, 96-134
Juta Xhaz – Minesota, 113-138
Memfis – Hjuston, 120-119
Portland – Orlando, 119-90