Klivlendi ”demolon” Dallasin pa Luka Donçiçin

Klivlendi arriti një fitore të lehtë ndaj Dallasit me rezultatin 144-101, ndeshje ku për teksanët u ndje mungesa e Donçiç, që tashmë është një lojtar i Lejkersit. Tetë basketbollistë të Kavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Sam Merrill me 27 pikë.

Fiton edhe skuadra e Bostonit, që mundi 118-110 Filadelfian. Kampionët e Celtics bënë një ndeshje të mirë, ku u dallua Xhejson Tatum me 35 pikë e 11 asist. Skuadra e Detroit, falë 43 pikëve të dyshes Duren-Kaningam, mundi 127-119 rivalët e Çikagos.

Zhgënjen Miluoki, që në fushën e tij u mund 132-119 nga Memfis. Xharen Xhekson me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, ndërsa 30 pikët e Antotekounmpo mbetën për statistikë. Fiton edhe Toronto, 115-108 ndaj LA Klippers, ndeshje ku u dallua RJ Barrett me 20 pikë.

NBA-Rezultatet

Detroit – Çikago, 127-119

Toronto – Klippers, 115-108

Klivlend – Dallas, 144-101

Filadelfia – Boston, 110-118

Milluoki – Memfis, 119-132

LEXO EDHE:

Back to top button