Klivlendi dhe Oklahoma Siti komandojnë Konferencat

Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Garland (25 pikë) i dha fitoren ekipit të Klivlendit që mposhti 118-115 Detroitin jashtë fushe. Mirë u paraqit edhe Mobley me 30 pikë, ndërkohë që fitorja mban Cavaliers në krye të renditjes në NBA.

Pa probleme fiton Milluoki, që mundi 112-102 Sharlotin, duke qëndruar mes ekipeve më të mira në Lindje (Lillard 29 pikë). Jashtë fushe fiton edhe Majami, që mundi 108-101 Filadelfia (Herro 30 pikë).

Zhgënjën sërish Denveri, që u mund 119-114 nga Nju Orlinsi, ndeshje me rivalitet deri në fund. 6 lojtarë të Pelikans realizuan mbi 10 pikë (Zion Williamson me 28 pikë më i miri).

Juta Xhaz mposhti në sekondat e fundit 131-128 Golden Stejtin. Klarkson me 31 pikë e Xhorxhe me 26 pikë bënë diferencën në fushë. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Oklahoma, që mundi 140-109 Feniksi (Aleksander Shai 50 pikë).

 

NBA-Rezultatet

Atlanta – San Antonio, 125-126

Charlotte – Milwaukee, 102-112

Detroit – Cleveland, 115-118

Brooklyn – Washington, 102-119

Philadelphia – Miami, 101-108

Toronto – Memphis, 107-138

Minnesota – Chicago, 127-108

Denver – New Orleans, 144-119

Utah Jazz – Golden State, 131-128

Oklahoma – Phoenix, 140-109

Sacramento – Orlando, 111-130

LEXO EDHE:

Back to top button