Klivlendi mund Golden Stejtin, fitojnë edhe Filadelfia, Sakramento e Çikago
Klivlendi vijon marshimin e tij, duke udhëhequr renditjen e NBA. Skuadra e Kavaliers fitoi 113-95 në fushën e Golden Stejti, ndeshje ku për miqtë dyshja Garland-Mitçell realizoi 48 pikë.
Jashtë fushe fiton edhe Filadelfia, 125-103 në fushën e Portland. Rikthehet protagonist Xhoel Embiid, autor i 37 pikëve. Zhgënjen skuadra e Dallasit, që u mund 110-100 nga Sakramento. De’Aron Foks me 33 pikë ishte lider për vendasit.
Skuadra e Çikagos, falë 44 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 115-108 Sharlotin. Në sekondat e fundit fitojnë edhe LA Klipers, 116-113 ndaj Nju Orlinsit, ndeshje ku u dallua Norman Pauell e 33 pikë.
NBA-Rezultatet
Sharlot – Çikago, 108-115
Uashington – Nju Jork, 106-126
Nju Orlins – La Klipers, 113-116
Juta Xhaz – Denveri, 121-132
Golden Stejt – Klivlendi, 95-113
Portland – Filadelfia, 103-125
Sakramento – Dallasi, 110-100