Klivlendi mund kampionin në fuqi, fitore në sekondat e fundit për Lejkersin

Ndeshjet e radhës në NBA kanë dhuruar spektakël, siç është fitorja 115-111 e kryesuesve të Klivlendit ndaj kampionëve në fuqi të Boston Seltiks. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për Kavalirsat shkëlqeu Donovan Mitçell me 35 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pkët e Tatum për Seltiks.

Në krahun tjetër të NBA, Hjuston mundi 119-116 Oklahoma Sitin dhe tashmë të dyja ekipet kryesojnë renditjen në Perëndim. Fred van Vleet me 38 pikë ishte lider për Hjustonin.

Fitore në sekondën e fundit korri ekipi I Los Anxheles Lejkers, që mundi 105-104 Juta Xhazin. Dyshja Dejvis-Xhejms realizoi 60 pikë së bashku.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e LA Klipers, që mundi 126-122 Denverin, një përballje mes dy ekipesh pretendente. Xhejms Harden me 39 pikë e 11 asist bëri diferencën në fushë. Jashtë fushe fiton skuadra e Dallasit, që triumfoi 137-131 ndaj Portlandit falë 36 pikëve e 13 asist të Luka Doncic.

 

NBA-Rezultatet

Memphis – Indiana, 136-121

Brooklyn – Orlando, 92-100

Toronto – Miami, 119-116

New York – New Orleans, 118-85

Cleveland – Boston, 115-111

Houston – Oklahoma, 119-116

Utah Jazz – Lakers, 104-105

Sacramento – San Antonio, 125-127

Portland – Dallas, 131-137

Clippers – Denver, 126-122

LEXO EDHE:

Back to top button