Klodian Duro, trajner i ri i FC Feronikeli

Skuadra e FC Feronikeli ka zyrtarizuar Klodian Duron, si kryetrajner të ri të klubit kosovar. Duro vjen në vend të Afrim Tovërlanit, duke firmosur kontratë për dy vitet e ardhshme me FC Feronikelin.

Duro ka drejtuar edhe skuadrat si Kamza e Luftëtari, e nga sot merr drejtimin e Feronikelit.

Skuadra momentalisht gjendet në pushim pas pauzës së rezervuar për kombëtare, ndërsa trajneri i ri do të takohet me futbollistët gjatë ditës së nesërme.

Si futbollist, me Kombëtaren Kuq e Zi, ka zhvilluar gjithsej 78 ndeshje, duke realizuar 6 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button