Klop dorëzon stafetën De Zerbit: Le të vazhdojë ta kthejë botën e futbollit përmbys

Skuadra e Liverpullit kryeson renditjen e Premier Ligës pas fitores 2-1 ndaj Brajtonit në kampionat. Trajneri gjerman Jyrgen Klop ka folur me superlativa për kolegun e tij, italianin Roberto de Zerbi, të cilin e përqafoi pas ndeshjes.

“I thashë De Zerbit që të vazhdojë ta kthejë botën e futbollit përmbys. Do ta shikoj lojën e tij nga distanca. Unë e respektoj shumë atë që ai po bën”, tha Klopp.

Deklaratë kjo që ka shijen e një dorëzimi stafete, pasi De Zerbi është kandidat për stolin e Liverpullit.

“Është e pabesueshme ajo që ai ka bërë. Brajtoni ka humbur Aleksis MekAllisterin dhe Moises Kaisedo-n dhe  ata kanë shumë lëndime, por ai bashkon dhe krijon një ekip të tillë. Një punë e pabesueshme”, tha më tej Klop.

 

“Kemi luajtur ndeshjen më të mirë kundër tyre që kur jemi përballur me njëri-tjetrin, kështu që kjo fitore më pëlqen edhe më shumë”, tha Klop, i cili shënoi fitoren e tij të parë ndaj De Zerbit në pesë përballjet e deritanishme.

LEXO EDHE:

Back to top button