Klop: I kërkoj falje kujtdo që është me ne, duhet të kishim bërë më mirë

Humbja 2-0 në fushën e Evertonit, duket se ka shuar përfundimisht shanset për titullin në Premier Ligw për ekipin e Liverpullit. Ai që pranon i pari këtë gjë është trajneri Jurgen Klop. Ai pranoi se performanca e nuk ishte e mirë dhe u ankua për mënyrën se si skuadra e tij luajti.

“Jam shumë i zhgënjyer. Ne e lamë ndeshjen të rridhte në atë drejtim që donte Evertoni. Pësuam dy gola nga goditjet standarte, aty ata janë vërtet të fortë. Gjithsesi, ne krijuam shumë raste, por nuk shënuam. Më pas në pjesën e dytë ishim emocional dhe me nxitim, jo mjaftueshëm të qartë”, tha Klop.

 

“Ne pësuam golin e dytë me një lehtësi. Një skemë që ata bëjnë gjatë gjithë sezonit. Ne e dinim se topi po shkonte atje, thjesht nuk e mbrojtëm mjaft mirë. Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Nuk e prisja atë performancë, por ndodhi. Nuk është momenti më i mirë, por duhet të luftojmë”, tha Klopp, që luan derbin e fundit si trajneri i “The Reds”.

 

“Ne u përpoqëm, por nuk ishte mjaftueshëm i mirë. Kur fiton ka 500 arsye, por kur humbet ka vetëm një, nuk ishim mjaftueshëm mirë. Unë i kërkoj falje kujtdo që është me ne. Është e vështirë për ne. Ne duhet të kishim bërë më mirë, por nuk e bëmë dhe kjo është arsyeja pse humbëm”, tha Klop.

LEXO EDHE:

Back to top button