Klop: Kur ai është në fushë, koja jonë patjetër përmirësohet
Pas një sezoni të vështirë me një debutim padyshim jo shumë të mirë, Darvin Nunjez duket se ka gjetur dimensionin e tij te Liverpulli. Sezoni i ri ka nisur shkëlqyeshëm për sulmuesin uruguaian, ai është një titullar thelbësor për trajnerin Jyrgen Klop.
“Kur ai është në fushë, ne me të vërtetë kemi një marsh tjetër, loja jonë patjetër përmirësohet,” tha fillimisht Klop.
Trajneri vlerësoi Darvin Nunjezin, si një protagonisttëi madh në fillimin e sezonit të Liverpull-it.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe po argëtohet, kjo është e rëndësishme, duke shijuar lojën. Problemi i vetëm për një sulmues është kur ai nuk ka as mundësinë për të shënuar, por ai pati shumë raste dhe shënoi dy gola të mrekullueshëm. Ai gjithashtu luajti shumë mirë kundër Aston Villa-s, pastaj erdhi pushimi për ekipet kombëtare dhe ai u kthye me pak probleme muskulore, kështu që vendosa të mos e aktivizoja titullar ndaj kundër Ëolves. Por kur u fut…” thot trajneri gjerman.
“Duket qartë në stërvitje. Ai është i lumtur dhe nuk është e rëndësishme nëse ai shënon apo jo. Pastaj në momente si ky duhet të vazhdojë të përpiqet, të luajë mirë dhe të ndihmojë ekipin, gjërat shkojnë në vendin e tyre vetë,” tha në fund Klop.







