Klop, në nivelin e Lipit, Fergusonit dhe Ançellotit

Trajneri gjerman Jyrgen Klop ka kaluar gjigantët e trajnerëve si Marçello Lippi, sir Aleks Ferguson dhe Karlo Ançelotti në numrin e finaleve të Ligës së Kampionëve, pasi siguroi paraqitjen e tij të katërt me Liverpullin.

Klop ka tre finale me Liverpullin në fund të muajit, pastaj 2018 dhe 2019, si dhe një në 2013 me Borusia Dortmundin, të cilën e humbi ndaj Bajern Munihut.

Deri më tani, vetëm Lipi, Ferguson dhe Ançelotti kanë katër finale, ndërsa Ançelotti ka shansin të luajë në finalen e pestë, nëse arrin të eliminojë Man. Sitin në ndeshjen e kthimit në Madrid.

Liverpulli është në pritje të një kundërshtari për finalen e Parisit dhe Man. Siti vjen në Madrid, me një avantazh prej goli nga ndeshja e parë (3-4).

LEXO EDHE:

Back to top button