Klop: Nëse ka lojtar që s’do të qëndroj, e dërgoj me makinë te ekipi tjetër

Skuadra e Liverpullit edhe zyrtarisht nuk ka arritur të siguroj Ligën e Kampionëve për sezonin e ri 2023/24. Trajneri gjerman, Jurgen Klop foli në konferencë për media rreth ndeshjes së fundit në Premier Ligë këtë edicion.

Ai tha se kush dëshiron të largohet nga “Anfield” për shkak se klubi nuk arriti të siguronte vend në “Top 4”, është i lirë të ikë.

“Nëse ka ndonjë lojtar dhe vjen te unë duke thënë se po largohem për shkak se nuk u kualifikuam në Ligën e Kampionëve. Atëherë unë do e merrja me makinë dhe e dërgoj në ekipin e tij të ri”, u shpreh Klopp

“The Reds” këtë sezon e mbyllin në pozitën e pestë, kurse kanë edhe një ndeshje, ndaj Sautemptonit./Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button