Klop: Nuk ishim konsistentë, bëmë gabime dhe nuk reaguam

Jurgen Klop, trajner i Liverpullit, u pyet në lidhje me reagimin e sulmuesit egjiptian, Mohamed Sallah, i cili pranoi se ishte “i shkatërruar” dhe tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për dështimin në Ligwn e Kampiowneve.

 

“Është krejtësisht normale. Ishte një përshkrim normal i asaj që po ndjeja. Ai ka të drejtë, kjo nuk është koha më e mirë për mesazhe optimizmi. Por sot e pashë në kafene dhe po buzëqeshte. Nuk e di pse, nuk pyeta, por isha në humor të mirë”, reagoi Klop.

 

“Ne e dimë që kjo nuk do të ishte një kohë e mirë për ne. Dhe në këtë rrugë gjithmonë kemi thënë se nuk jemi aspak të lumtur. Bëmë gabime dhe nuk ishim në gjendje të reagonim, se nuk ishim mjaftueshëm konsistentë,” tha mes tjerash trajneri gjerman.

 

Jurgen Klop, gjithsesi sheh edhe nota pozitive në sezonin e Liverpullit.

LEXO EDHE:

Back to top button