Klop: Pas Liverpullit bëj pushimet, mos më kërkoni

Jyrgen Klop nuk ka ndërmend që menjëherë pasi të mbyllë eksperiencën e tij te Liverpulli, të marrë drejtimin e një skuadre tjetër. Shumëkush parashikon teknikun si emrin e duhur për të drejtuar Gjermaninë në të ardhmen, por vetë Klop ka bërë të qartë se dëshiron të bëjë pushime para se të ulet edhe një herë në pankinë, pasi të mbyllë eksperiencën aktuale në stolin e “Të Kuqve”.

 

 

“Kur ta mbyll me Liverpulin, do të bëj një vit pushim. Askush të mos më telefonojë pas 4 apo 6 muajsh, do të shkëputem për një vit”, tha trajneri në një intervistë për “Sport Bild”.

 

Më pas, ai ka treguar edhe lojtarin më të fortë që ka stërvitur dhe futbollistëve te Liverpulit nuk do t’u pëlqejë mendimi i tij. “Robert Levandovski.

 

“Ajo që ka nxjerrë ai nga potenciali i tij, si u përkushtua për t’u bërë futbollisti që është sot, është e jashtëzakonshme. Duhet të falënderoj atë dhe të gjithë futbollistët e tjerë që më kanë bërë të ndjehem një trajner i mirë”, tha Klop në intervistën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button