​Klopp “i gëzohet” eliminimit nga Liga e Evropës

​Klopp “i gëzohet” eliminimit nga Liga e Evropës

Eliminimi i Liverpoolit nga çerekfinalet e Ligës së Evropës mund t’i ndihmojë ata të përqëndrohen në luftën për titull të kampionit të Premierligës, tha trajneri Jurgen Klopp.

Pas humbjes 3-0 ndaj Atalantës në ndeshjen e parë në “Anfield”, penalltia e hershme e Mohamed Salah në ndeshjen e kthimit të enjten i dha Liverpool-it një fitore 1-0 në Itali, por skuadra e Klopp u eliminua nga gara me rezultat të përgjithshëm 3-1.

“Të zhgënjyer që nuk kaluam, por jo të frustruar apo të zemëruar. Tani mund të përqendrohemi te liga dhe kjo është ajo që do të bëjmë”, u tha Klopp gazetarëve.

“Kemi disa ditë për t’u rikuperuar dhe më pas do të luajmë me Fulhamin , gjë që do të jetë e ndërlikuar, por ne do të japim gjithçka. Kjo është lufta jonë tani.”, tha Klopp, përcjellë KosovaPress.

Liverpooli i vendit të tretë ka 71 pikq, aq sa ka edhe Arsenali, por mbetet në diferencë golash, ndërsa ideri Manchester City ka 73 pikë.

Klopp tha se nuk ishte i shqetësuar për formën e Salah kur u pyet për paraqitjet e sulmuesit në ndeshjet e fundit.

“Penalltia ishte super bindëse, një super penallti, pastaj rasti tjetër, padyshim që ishte i pafat, por nuk është hera e parë që ai humbi një shans të tillë”, shtoi Klopp.

“Unë nuk jam veçanërisht i shqetësuar. Kështu bëjnë sulmuesit, kështu ndodh me sulmuesit, kështu është”, tha nës fund Klopp.

LEXO EDHE:

Back to top button