Klubet e Premier Ligës “dorëzohen” para PSZH-së për sulmuesin e Seria A

E ardhmja e sulmuesit nigerian Viktor Osimhen do të jetë larg ekipit të Napoli. Vetë sulmuesi 25-vjeçar ka deklaruar se do të lërë Serie A këtë verë për të provuar një aventurë të re, ndaj disa skuadra “big” në Europë synojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

Adhuruesit më të mëdhenj të Osimhen vijnë nga Premier Liga, por ka edhe një ekip tjetër që i konkurron ato: PSZH. Francezët po kërkojnë zëvendësuesin e Mbapen, ndaj janë gati të konkurrojnë me Premier për të marrë golshënuesin e Napoli.

Sipas “Corriere Dello Sport”, ekipi i PSZH-së duket në “pole” për Osimhen, teksa ka nisur të lëvizë më shpejt se konkurrenca. Natyrisht që për PSZH dhe asnjë ekip tjetër nuk ka për të qenë e lehtë, pasi duhet të paguajë klauzolën prej 130 milionë eurosh.

Kjo shumë ndoshta nuk e tremb shumë PSZH-në, që kërkon të lërë pas konkurrencën, ndaj është gati të negiciojë për të marrë Osimhen. Mbetet për t’u parë nëse presidenti De Laurentiis do të kërkojë vetëm parà për lojtarin apo do të pranojë edhe ndonjë lojtar në këmbim.

LEXO EDHE:

Back to top button