Klubet evropiane vihen në gjah pas mesfushorit shqiptarë te Klub Brizh

Ardon Jashari mund të jetë përforcimi i radhës për Man. Sitit në merkaton e verës. Sipas “Sky Sports”, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane luan për Klub Brizhin, është futur në listën e objektivave të klubit anglez.

“Qytetarët” kanë zhvilluar tashmë kontakte paraprake në lidhje me një transferim të mundshëm. Jashari ka kontratë me Klub Brizhin deri në vitin 2029, ndërsa klubi belg pritet të kërkojë mbi 35 milionë euro për kartonin e tij.

Për mesfushorin 22-vjeçar nuk mungon konkurrenca, pasi interesim kanë shfaqur gjithashtu Borusia Dortmund, Bajer Leverkuzen, si dhe klubet si Roma, Juventus dhe Paris Sen Zhermain. Në sezonin e fundit, Jashari luajti 52 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 6 asiste, një paraqitje e qëndrueshme që ka rritur interesin për të.

Me cilësitë e tij në mesfushë dhe moshën e re, ai shihet si një investim premtues për të ardhmen nga disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button