Klubet nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia kërkojnë Isenin

Besir Iseni, mbrojtësi qëndror dhe i krahut te skyadra e Struga Trim Lum, kërkohet nga disa klube, dy prej tyre janë të Superiores në Shqipëri.

Tirana, skuadra kampione e Shqipërisë dhe skuadra e Laçit, që e mbylli sezonin në vendin e dytë të kampionatit në Shqipëri, janë të interesuara për shërbimet e 22-vjeçarit. Transferimi i tij nuk është i lehtë, pasi ai ka edhe një vit më Strugën, ndërkohë që nëse transferohet jashtë Maqedonisë së Veriut, klubet duhet të paguajnë dëmshpërblim në konton e skuadrës strugane.

Për Isenin ka interesim nga Kosova, konkretisht skuadra e Gjilani, dhe nga FC Shkupi. / abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button