Klubi i hendbollit të femrave Çair arriti të sigurojë finalen e Kupës së Maqedonisë
Klubi i hendbollit të femrave Çair arriti të sigurojë finalen e Kupës së Maqedonisë

Klubi i hendbollit të femrave Çair arriti të sigurojë finalen e Kupës së Maqedonisë. Klubi i udhëhequr nga trajneri Basri Latifi, në gjysmëfinale mundi rivalin e qytetit, Vardarin, me rezultatin 32:28, edhe pse pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale 13:14 në favor të ekipit kundërshtar.
Trajneri Basri Latifi pas përfundimit të ndeshjes tha se ishte lojë shumë e fortë dhe intensive. Ai foli edhe për finalen e madhe që i pret të dielën kundër ekipit kampion të Gjorçe Petrovit. Për Klubin e Hendbollit të Femrave Çair kjo është finalja e parë, pas dy dështimeve radhazi në gjysmëfinale, përfshirë këtu edhe atë të vitit të kaluar, kur u eliminuan nga kundërshtari i tyre i finales së madhe të së dielës, Gjorçe Petrovi.