Klubi turk dëshiron të blejë kartonin e Ernest Muçit nga Beshiktashi

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë ka bindur trajnerin Fatih Teke, që të kërkojë blerjen e kartonit të tij te drejtuesit. Vetë klubi raportohet së fundmi në Turqi, ka shtyrë vendimin deri në përfundimin e sezonit.

Te Trabzonspori nuk do të nxitohen për të paguar 8.5 milionë euro, pasi shpenzuan 1 milion euro për huazimin. Kështu do të monitorohet forma e 24-vjeçarit, që me pesë golat në tri ndeshjet e fundit po shkëlqen te klubi turk.

Në të njëjtën kohë tregohet se Muçi i është shprehur njerëzve të afërt, që është shumë i lumtur te Trabzonspori dhe dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij. Marrëdhënia dhe besimi që Fatih Teke po tregon tek ai, solli rilindjen e Muçit, që nuk është se po gjente shumë hapësira tek skaudra e Beshiktash sezonin e kaluar.

Superliga e Turqisë kryesohet nga Gallatasaraj, që numëron 2 pikë më tepër se ekipi i Trabzonit. Sfida e radhës për Muçin me shokë do të jetë ndaj Beshiktashit, pikërisht klubi që zotëron kartonin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button