Koçani/ “E Majta” ngrit padi ndaj kryeministrit – Mickoski: Jam në dispozicion të autoriteteve hetuese

Koçani/ “E Majta” ngrit padi ndaj kryeministrit – Mickoski: Jam në dispozicion të autoriteteve hetuese

Partia “E Majta” ka ngritur padi penale ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski për konflikt interesi në hetimin e zjarrit në Koçan, shkruan Alsat.

“E Majta” akuzon se është arritur marrëveshje që zyrtarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të ndiqen penalisht, ndërsa Kocevski do të mbetet kryeprokuror.

Kryeministri Hristijan Mickoski, nga ana tjetër, tha se është në dispozicion të autoriteteve hetuese, por nëse vërtetohet se ai nuk është përgjegjës, kërkon që t’i kërkohet falje.

“Ata e ndaluan procedurën për shkarkimin e tij me qëllim që të sigurojnë, sipas mendimit tonë, hetim selektiv. Çfarë do të thotë kjo? I referohemi shtatë zyrtarëve të lartë të VMRO-së që janë kursyer nga ndjekja penale. Këta janë shefi i NJPB Koçan, shefi i Njësisë së Çështjeve Kriminalistike të Koçanit dhe shefi i SPB Shtip”, tha Dimitar Apasiev, kryetar i të Majtës.

“Shpresoj që profesorët juridikë, siç e quajnë veten nga e Majta, të kenë përgatitur kallëzim penal të mirë dhe të bazuar që do të thotë përgjegjësia ime penale, nëse jo, atëherë pres që të kërkojnë falje. Kështu funksionojnë gjërat në jetë, nëse ke bërë gabim dhe me këtë i ke shkaktuar dëm dikujt, atëherë duhet të kërkosh falje sepse atëherë mund të ketë kundër-kallëzim penal për shpifje dhe denoncim të rremë”, u shpreh Hristijan Mickoski Kryeministër./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button