Koçoska: Nuk kemi marrë ofertë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë përgjatë Korridorit 10

Koçoska: Nuk kemi marrë ofertë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë përgjatë Korridorit 10

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska tha se deri më tani nuk është marrë asnjë ofertë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë përgjatë Korridorit 10. Sipas saj, është një projekt kompleks dhe bankave u duhet më shumë kohë për të analizuar dhe sqaruar të gjitha detajet. Megjithatë, ministrja argumentoi se megjithëse nuk ka një ofertë zyrtare, interesi është i madh dhe tha se afati i aplikimit skadon në fillim të muajit të ardhshëm.

“Po, interesi është shumë i lartë, ne dërguam një kërkesë për oferta në 22 institucione, morëm dy telefonata të tjera që na kërkonin t’u dërgonim edhe atyre oferta, natyrisht në interes të shtetit duhet të sigurojmë një ofertë, dhe një çmim sa më të ulët të jetë e mundur për hekurudhën, kështu që u dërguam shtesë edhe te ato dy institucione. Ka shumë pyetje, prandaj e zgjatëm afatin deri më 7.7.2025, jo rastësisht, është një projekt kompleks, veçanërisht pasi përfshin edhe financimin e projektit. Dhe tani nëse i shhni bankat, duhet të kuptojmë se ato kanë nevojë për sqarime për disa gjëra”, tha Gordana Dimitrieska Koçovska -Ministre e Financave.

LEXO EDHE:

Back to top button