Kocoska: VMRO-DPMNE është kundër vendimit për rritjen e taksave

VMRO DPMNE do të kundërshtojë fuqimisht në rast se qeveria merr vendim për të rritur taksat gjegjësisht tatimin progresiv, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat përfaqësuesja e partisë opozitare, Gordana Dimitrieska Kocoska. Në shpjegimin e saj, ajo deklaroi se njerëzit më të pasur në vend nuk mund t’i nënshtrohen një tatimi të tillë sepse e gjithë prona që ata e posedojnë është e regjistruar në emër të kompanive e jo në emrin e tyre personal.
Me tatimin progresiv vetëm i shkaktojmë telashe biznesit sepse tatimi progresiv do të thotë që ata që kanë rroga më të larta duhet të paguajnë tatim shtesë, ose kompania do ta paguajë këtë ose ata që kanë rroga më të larta, duhet t’u shkurtohen rrogat ose një pjesë të shkojnë për tatimin progresiv. Nëse ndërmarrjet kanë barrë shtesë nga ky tatim progresiv, atyre do t’u duhet t’i racionalizojnë kostot dhe të pushim nga puna,” është shprehur Kocoska.