KOK-u e nderon Edon Zhegrovën me “Çmimin special”

Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur ceremoninë “Lauratët e vitit 2024”. Një çmim shkoi edhe për futbollistin e Lille, Edon Zhegrovën. KOK-u e nderoi lojtarin e kombëtares së Kosovës me “Çmimin special” për vitin e kaluar 2024.

Zhegrova nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, kurse çmimin e tij e mori Vedat Bajrami, aktori i njohur që qëndron afër futbollistit për një kohë të gjatë.

Pa çmim nuk mbeti as Kombëtarja e Kosovës në futboll e cila u shpall si më e mira nga KOK-u për vitin 2024. U ndanë çmime edhe për dy gjinitë në basketboll, ku Yll Kastrati u shpall “Shpresa Olimpike 2024” në kategorinë e meshkujve, ndërsa në atë të vajzave u shpall Sidorela Dodaj.

Laura Fazliu e cila u shpall fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ u shpërblye me “Çmimin Special 2024” në konkurrencën e vajzave. Për sukseset e arritura me xhudistët tanë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, Driton Kuka u shpall trajneri më i mirë për herë të nëntë.

Pasi u kurorëzua me medalje të argjendtë në Grand Slamin e Parisit, Akil Gjakova u shpall nga KOK-u si “Sportisti i Vitit” për herë të pestë. Medalje në Grand Slamin e Parisit fitoi edhe Distria Krasniqi e cila fitoi të bronztën dhe për këtë arsye u shpall “Sportistja e Vitit” për herë të pestë radhazi.

LEXO EDHE:

Back to top button