Kolapsi i mundshëm i kompanisë kineze mund të shkaktojë krizë ekonomike

Kolapsi i mundshëm i kompanisë më të madhe kineze për zhvillimin e patundshmërive “Evergrand grup” mund të ndikojë negativisht ndaj ekonomisë botërore. Tashmë disa ditë sytë janë drejtuar kah Kina pasi aksionet e kësaj kompanie pësuan rënie, gjë që shkaktoi rënie të plotë të bursës në Hong Kong. Nga ana tjetër, borxhet e kompanisë sipas informacioneve arrijnë deri në 300 miliardë euro. Rreziqet që tashmë i paralajmërojnë ekonomistët botërorë janë se Kina do të ballafaqohet me rënien e Prodhimit Bruto Vendor. Rënia e mundshme e Prodhimit Bruto Vendor kinez do të ndjehet në mbarë botën sepse ajo është motori kryesorë për rritjen globale, duke kontribuar me 28% në GDP-në botërore- thuhet në studimin e FMN-së.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button