“Koleksioni i dinastisë”, shitet në ankand për 8 mln dollarë

Një koleksion atletesh që superylli Majkëll Xhordan veshi teksa ai dhe Çikago Bulls fituan gjashtë kampionate NBA, ka arritur në ankand vlerën e 8 milionë dollarëve, duke vendosur një rekord të ri për atletet e veshura në lojë. Gjashtë këpucët “Air Jordan”, të lojërave të fundit të serive të kampionatit 1991, 1992, 1993, 1996, 1997 dhe 1998, u shitën të premten. Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” e quajti atë “Koleksioni i dinastisë”.

“Sotheby’s” nuk e identifikoi blerësin dhe e përshkroi vetëm si “një koleksionist privat amerikan”. Xhordani fillimisht i dha një atlete pas ndeshjes fituese të kampionatit në 1991 dhe vazhdoi traditën më pas, sipas “Sotheby’s”. Shorti i ankandit përfshinte foto të Xhordanit të veshur me një këpucë të vetme, teksa festonte fitoret e viteve 1992, 1993, 1996 dhe 1998.

Pesë herë “MVP” i ligës dhe dy herë fitues i medaljes së artë olimpike, Xhordan ishte një lojtar aq i veçantë sa komisioneri i atëhershëm i NBA, Dejvid Shtern në 1992 e quajti atë “standard me të cilin matet përsosmëria e basketbollit”.

Ai gjithashtu ndihmoi në shkundjen e industrisë së këpucëve atletike dhe kulturës së atleteve të superngarkuara, duke u bashkuar me “Nike” për të krijuar “Air Jordan” në mesin e viteve 1980. Atletet që ai veshi në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA-së 1998, u shitën gjatë prillit të kaluar në “Sotheby’s” për 2.2 milionë dollarë, një rekord për një palë atlete.

LEXO EDHE:

Back to top button