Kollë e theksuar gjatë natës, paraqitet me sulme, zgjat disa minuta dhe e lodh organizmin, për cilën sëmundje bëhet fjalë?

Kollë e theksuar gjatë natës, paraqitet me sulme, zgjat disa minuta dhe e lodh organizmin, për cilën sëmundje bëhet fjalë?

Gazetare: Arta Sefadini

Sëmundja Pertussis fillon me shenja të cilat lehtë mund të ngatërrohen me një ftohje të zakonshme.

“Po. Kjo fazë e parë katerale siç e quajmë ne mjekët zgjat 1 deri në 2 javë, pas kësaj fillon kolla tipike që shfaqet me sulme, zgjat disa minuta, është rraskapitës edhe për organizëm të rritur, edhe për fëmijë edhe për fëmijë më të madh është rraskapitës dhe ajo që është gjithashtu karakteristike është se është më e theksuar gjatë natës, andaj prishet gjumi tek këta pacientë dhe faza e dytë me kollë atipike mund të zgjasë 3 deri në 6 javë. Kjo është ajo kollë e gjatë rraskapitëse që thjesht e lodh organizmin.” – sqaron dr. Stavric në emisionin Pasqyra e Shëndetit.

Çdo pediatër apo mjek amë për të diferencuar nëse bëhet fjalë për kollën e keqe ose një ftohje të thjesht, duhet të kontrollojë nëse pacienti është i vaksinuar apo jo, të kontrollojë anketën epiemiologjike nëse ai person ka pasur kontakt me të sëmurë. Dr. Stavric në emisionin Pasqyra e Shëndetit sqaron edhe dallimin në simptoma në mes personave të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar:

“Ajo që është gjithashtu ndoshta e rëndësishme të thuhet se personat e vaksinuar dhe fëmijët, fëmijët më të rritur dhe të rriturit, mund të sëmuren, të kenë pamje klinike të pertusisit, por jo tipike siç e përshkruam tani, mund të kenë kollë të zgjatur, mund të kenë sulme të përsëritura të kollës. Megjithatë, nuk e kanë këtë pasqyrë klinike tipike që e kanë ata që nuk vaksinohen nëse sëmuren.” – thotë ajo.

Dy javët e para të kësaj sëmundje janë me shenja atipike. Ky infeksion është bakterial, andaj duhet të bëhet test PSR për të vërtetuar praninë e bakterieve dhe të fillohet menjëherë me terapi, sepse pas fillimit të terapisë pas 5 ditëve i sëmuri nuk është më ngjitës për mjedisin.

Nëse nuk fillohet në kohë me trajtim me antibiotikë i sëmuri përmes kollitjes mund të përhapi sëmundjen edhe tek personat tjerë. Studimet thonë që mjafton një orë kontakti ngushtë i të sëmurit me një të shëndosh, personi i shëndetshëm do të infektohet. Shkollat, kopshtet janë vende ku fëmijët kanë më shumë kontakt me njëri-tjetrin dhe sëmuren më shumë, apo vendet e mbyllura janë vende të rrezikshme ku bakteret mund të transmetohen shumë lehtë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button