Kjo fundjavë ka nisur me fluks të lartë makinash në vendkalimin kufitar të Bllacës. Nga videot që ka siguruar Alsat, shihet se ka radhë të gjata janë regjistruar edhe gjatë hyrjes, por edhe gjatë daljes nga Maqedonia e Veriut. Ndryshe, sot nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftuan se në Tabanoc pritet rreth një orë, ndërsa 20 minuta në Bogorodicë.








