Kolorado, ariu hëngri tortën në dasmë

Kolorado, ariu hëngri tortën në dasmë

Dasma e një çifti në Kolorado ka nisur me shira të rrëmbyeshëm dhe përfundoi me një mysafir të paftuar. Një ari i cili vraponte pas tortës së dasmës. Çifti ka ndarë fotografi nga dasma e tyre, e cila mori kthesë të papritur kur shiu nisi të binte para se ata t’i thoshin betimet.

“Në mes të ceremonisë nisi të binte shi, ne dhe të gjithë mysafirët ishim të lagur, por ishte e mrekullishme. Ishte me të vërtetë e mrekullueshme”, ka thënë nusja. Befasia tjetër erdhi në pjesën tjetër të dasmës, kur një ari u shfaq dhe e hëngri gjithë tortën. “Nuk është shumë e shpeshtë të shkosh te tavolina e tortës dhe ta gjesh një ari që e ka ngrënë të gjithën”, ka thënë ajo. Martinez ka thënë se e gjitha ka përfunduar duke qenë “dasma perfektë e Kolorados”.

LEXO EDHE:

Back to top button