KOM prezanton sportistët për “Tokio 2020”, reagon Lulzim Vrenezi
Në ditën e prezantimit të sportistëve nga Maqedonia për Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, ka reaguar trajneri i Maqedonisë në mundje, Lulzim Vrenezi. Sipas tij, mospërfshirja e tij në listën e trajnerëve për “Tokio 2020”, është bërë me qëllim. Ai paralajmëroi se për këtë padrejtësi do të informojë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe do të nis padi ndaj Komitetit Olimpik të Maqedonisë. Kujtojmë se Maqedonia, në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik. do të përfaqësohet nga 8 sportist, në 7 displina sportive

Komiteti Olimpik i Maqedonisë, prezantoi ekspeditën e Maqedonisë për Lojrat Olimpike që përbëhet nga 8 sportist: Dejan Georgievski në taekvondo, notuesit Mia Blazhevska Eminova dhe Filip Derkoski, Jovan Stojkoski në atletikë, Arbresha Rexhepi në xhudo, Borjan Brankovski në disiplinën e gjuajtjes me pistoletë ajrore, Puliksenija Jovanovska në karate dhe në mundje është Mogamedxhi Nurov. Tek ky i fundit është mosmarrëveshja kryesore, pasi që është paraqitur trajneri Mogamed Ibragimov dhe jo trajneri i propozuar nga Federata e Mundjes së Maqedonisë, Lulzim Vrenezi.
https://youtu.be/8GspO8OoUUE
Vladimir Bogoevski, drejtor sportiv i KOM
“Në mundje, para një muaj e gjysëm kishte kualifkime për Lojrat Olimpike. Në rast se në ato kualifikime do të kualifikoheshin më shumë mundësa, atëherë Federata do të propozonte që të shkojë seleksionuesi i Maqedonisë. Mirëpo mundësi që është kualifikuar më parë, nuk ishte në këto kualifikime dhe ai shkon me trajnerin e tij, i cili vite me radhë është me të. Ne e as unë, nuk kemi asgjë kundër Vrenezit….”
Në anën tjetër Lulzim Vrenezi, shpalosi mailin që është dërguar nga Federata e Mundjes drejt Komitetit Olimpik, në të cilin qëndron emri i tij si trajner i Nurovit.
Листа на спортисти, потенцијални кандидати за учество на ЛОИ “ТОКИО 2020” – БФРСМ
VRENEZI: UNË DUHET TË JEM ME NUROVIN, E JO DIKUSH TJETËR
“Unë Nurovin e udhëheqi nga viti 2015. Federata e Mundjes ka dërguar listën deri para 3 muajve për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike në Tokio. Aty përfshihem unë dhe mundësi Mogamedxhi Nurov…
Vrenezi beson se e di se kush është pas kësaj padrejtësie që i bëhet atij si trajner të përfaqësues së Maqedonisë në mundje.
VRENEZI PARALAJMËROI PADI NDAJ KOMITETIT OLIMPIK
“Këtu del i dyshimtë se Daniel Dimevski, i dirigjuar nga Sasho Popovski që është në Komitetin Olimpik edhe sekretar edhe drejtor edhe arkëtar, gjithçka është Sasho Popovski, i cili deri dje na vjedhke bursat për tre mandate…Hapi i parë i imi është që do të informojë Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, të cilën e kam informuar dy tre herë se unë nuk jam në listë dhe tjetërkush nuk mund të përfaqësojë Nurovin në Lojrat Olimpike. E dyta është se me avokatin personal të Federatës do të padisim ….Komitetin Olimpik që është dirigjuar nga Sasho Popovski.
Sipas Vrenezit, Nurov nuk ka kontaktuar më të plot 2 muaj dhe se me këtë skandal, ai mund të humbas edhe pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike në Tokio.
Kujtomë se ekspedita e Maqedonisë do të udhëtojë në 3 grupe, ndërsa Dejan Georgievski dhe Arbresha Rexhepi, do të jetë bartës të flamurit në hapjen solemne më 23 korrik.
Mahir Thaçi