Kombet e Bashkuara me mision për të shpëtuar civilët nga fabrika e ferrit

Rënia e Mariupolit do t’ia pamundësonte Ukrainës qasjen në portin e rëndësishëm ndërkaq Rusia do të mund të krijonte një korridor tokësor drejt Krimesë, të cilën e pushtoi gjatë vitit 2014. Në këtë korridor ushtria ruse do të mund të lëvizte lirshëm drejt Donbasit, rajon që është cak i Kremlinit.
Organizata të shumta ndërkombëtare kanë bërë përpjekje të premten që të shpëtojnë sa më shumë civilë që të jetë e mundur nga tunelet në fabrikën e rrethuar të çelikut në Mariupol. Ushtarët e bllokuar në fabrikën e madhe të qytetit u kanë rezistuar përpjekjeve të reja të ushtrisë ruse për të kompletuar pushtimin e qytetit strategjik të Ukrainës.

Beteja në fortifikatën e fundit ukrainase të qytetit është bërë në rrënoja për shkak se ushtria ruse ka ashpërsuar bombardimet në periudhën e spekulimeve se presidenti Vladimir Putin dëshiron t’i japë fund betejës për Mariupolin me qëllim që ta prezantojë si triumf para rusëve në ditën e Fitores që festohet të shtunën, një prej festave më patriotike në kalendarin e Rusisë.

Më shumë se 2 mijë ushtarë ukrainas, sipas vlerësimeve të Rusisë, janë pozicionuar nëpër tunelet dhe bunkerët nën fabrikën Azovstal dhe kanë refuzuar të dorëzohen. Ukraina ka bërë të ditur se qindra civilë janë ngujuar në fabrikë dhe se luftimet e fundit kanë rritur frikën për sigurinë e tyre.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara të enjten kanë njoftuar se për herë të tretë do të tentojnë të evakuojnë civilët nga fabrika dhe nga qytetit. Mirëpo një ditë më vonë, organizata nuk ka ofruar detaje të operacionit; ka qenë e heshtur edhe për operacionet e mëhershme të shpëtimit. Do të duhen disa ditë për të parë rezultatet pasi njerëzit që kanë ikur nga Mariupoli kanë kaluar nëpër zona të kontrolluara nga rusët dhe në shumë postblloqe para se të arrijnë në qytetin e Zaporizhzhias, rreth 230 kilometra në veriperëndim.

“Kemi kryer një tjetër fazë të operacionit të evakuimit nga Mariupoli dhe Azovstali”, ka bërë të ditur presidenca e Ukrainës. “Mund të themi se kemi arritur të nxjerrim gati 500 civilë”.

Në dy negociatat e mëparshme nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq janë evakuuar afër 500 civilë.

Ukrainasit që kanë mbrojtur fabrikën kanë bërë të ditur se ushtria ruse ka sulmuar automjetin e evakuimit që po lëvizte nëpër territorin e fabrikës.

“Ky automjet po lëvizte në drejtim të civilëve me qëllim që t’i evakuonte nga territori i fabrikës. Si rezultat i bombardimit një ushtarë është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur”, ka bërë të ditur regjimenti Azov.

Moska nuk ka komentuar rreth luftimeve të së premtes.

Tre ditë para Ditës së Fitores që shënon triumfin e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste – punëtorët e komunës dhe vullnetarët kanë pastruar atë që ka mbetur nga Mariupoli – qytet që tani është nën kontrollin rus përveç fabrikës së çelikut. Buldozerët kanë hequr rrënojat ndërkaq nëpër rrugë janë vendosur flamujt rusë.

Rënia e Mariupolit do t’ia pamundësonte Ukrainës qasjen në portin e rëndësishëm ndërkaq Rusia do të mund të krijonte një korridor tokësor drejt Krimesë, të cilën e pushtoi gjatë vitit 2014. Në këtë korridor ushtria ruse do të mund të lëvizte lirshëm drejt Donbasit, rajon që është cak i Kremlinit.

LEXO EDHE:

Back to top button