Kombëtarja e Shqipërisë shpalosi formacionin zyrtar

Kombëtarja e Shqipërisë nis aventurën për në “Katar “2022” në 20:45, duke sfiduar Andorrën. Edi Reja, mohoi eksperimentet dhe tha se do të hedhë në fushë lojtarët te të cilët ka më shumë besim se kanë mentalitetin e duhur për një ndeshje si kjo. Trajneri Italian i besoi modulit tradicional 3-5-2, duke konfirmuar formacionin e publikuar më parë.
Nis me kapitenin Etrit Berisha në kuadrat. Mbrojtja do të formohet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla të mbështetur nga Lenjani dhe Hysaj nga krahët, teksa Gjasula, Bare dhe Memushaj do të formojnë treshen e mesit të fushës. Sulmi përbëhet nga dyshja Cikalleshi-Manaj.
ANDORRË: Gomes; Llovera, Vales, San Nikolas, Rubio; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Koldo Alvarez
SHQIPËRI: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj; Gjasula, Bare, Memushaj; Cikalleshi, Manaj.
Trajner: Edi Reja.