Komedia “Borgjezi fisnik” ne skenën e Teatrit të Tetovës
Komedia "Borgjezi fisnik" ne skenën e Teatrit të Tetovës

Komedia “Borgjezi fisnik” i autorit më famë botërore Molieri, nesër do të shfaqet në Teatrin e Tetovës. Projekti është ndër më të mëdhenjtë që është realizuar deri më tani në teatrin e Tetovës, ku janë të përfshirë 20 aktorë dhe katër studentë të muzikës, të shoqëruar nga profesoresha e tyre Besarta Murtezani, e cila në shfaqje do të paraqitet si mësuese e sopranos, ndërsa është realizuar për një kohë rekorde për vetëm 2 muaj, nën regjinë e Kushtrim Bekteshit, i cili, në trojet shqipfolëse, është i njohur për përpunimin e satirës dhe vënien e saj në skenë.
Edhe pse daton tash e rreth 400 vjet më parë, komedia “Borgjezi fisnik” e Molierit, ka të bëjë shumë më kohën dhe zhvillimet e tanishme në shoqëri, apo më mirë thënë, devijimet e tanishme të shoqërisë.
“Është teksti integral i autorit, vetëm se normal intepretimi është më bashkëkohor. Por teksti, edhe në atë kohë por edhe tani është shumë për këtë kohë, sepse trajton fenomenin e borgjezisë, apo kur injorantët të paditurit, analfabetët, involvohen në rrethet elitare të një shoqërie. Bile besoj se pas shfaqjes, njerëzit kur do të shohin injorantë të këtillë nuk do thonë se janë injorantë, por do thonë ja Zhyrdeni. Shfaqja trajton edhe degradimin e vlerave në shoqëri si ato morale kulturore artistike e kështu me radhë”, deklaroi Kushtrim Bekteshi, regjisor.
Bashkim Sulejmani