Komisionari evropian Varhelyi në vetizolim

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se është në vetizolim, pasi një anëtar i ekipit të tij është diagnostifikuar me COVID-19, sëmundjen qe e shkakton koronavirusi i ri.

“Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vetizolohemi në përputhje me udhëzimet. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative”, ka shkruar Varhelyi.

Gjatë javës së kaluar, Varhelyi ka qëndruar për vizitë në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i planit të investimeve të BE-së në rajon.

Numri i rasteve me koronavirus në vendet e Bashkimit Evropian është rritur gjatë javëve të fundit.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të javës së kaluar ka qenë në vetizolim, mirëpo më pas njoftoi se testi i saj për koronavirus ka dalë negativ.

LEXO EDHE:

Back to top button