Komisionerja për zgjerim Marta Kos e cilëson si të trishtë tregimin e Maqedonisë së Veriut sa i përket rrugës së saj të gjatë të integrimit

Komisionerja për zgjerim Marta Kos e cilëson si të trishtë tregimin e Maqedonisë së Veriut sa i përket rrugës së saj të gjatë të integrimit

Komisionerja për zgjerim Marta Kos e cilëson si të trishtë tregimin e Maqedonisë së Veriut sa i përket rrugës së saj të gjatë të integrimit. Kos tha se do të jetë dështim i madh nëse gjatë mandatit të Komisionit Evropian, Unioni nuk zgjerohet me ndonjërin nga vendet e rajonit.

“Në disa aspekte, rajoni ishte më mirë para 20 viteve sesa është sot. Dhe ka dy ose tre tregime shumë të trishta. Njëra prej tyre është se Kosova nuk mund të ecë përpara. Një tregim tjetër i trishtë është Maqedonia e Veriut. E dini, nëse do të duhej të prisnim me Ukrainën aq sa ka pritur Maqedonia e Veriut për të filluar negociatat, Ukraina do t’i fillonte negociatat në vitin 2045. Dhe, sigurisht, këtu është edhe Bosnja dhe Hercegovina”, tha Marta Kos, Komisionere e BE-së për zgjerim .

LEXO EDHE:

Back to top button