“Komisioni Anketues”, VMRO-ja paralajmëron nismë të re me emrin kushtetues të vendit

VMRO-DPMNE-ja do të dorëzojë nismë të re në Kuvend për formimin e Komisionit Anketues për tragjedinë në Tetovë. Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski deklaroi se nisma e re dorëzohet me emrin kushtetues të vendit. Mickoski shtoi se është i gatshëm të paguaj dëmin politik për emrin kushtetues, vetëm që të zbulohet e vërteta dhe konstatohet përgjegjësia për zjarrin në spitalin modular të Tetovës.

“Nuk po flas për efekte politike. Ja unë do të bëhem ai që do të merr përsipër dëm nga efekti politik. Çfarë tani, do të kërkojmë forma të tjera pse nuk e kemi përdorur emrin kushtetues. Do ta dorëzojmë një nismë të re me emrin kushtetues, ne do ta mbajmë barrën e dëmit politik. Duam vetëm ta dimë të vërtetën pse ka ndodhur dhe të ketë përgjegjësi, sepse kjo mund të përsëritet. Çfarë do të bëjmë pastaj? Do të humbin jetë tjera dhe do të kemi politikan të papërgjegjshëm”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button